Shkupi vazhdon të jetë një nga vendet më të ndotura në vend dhe në nivel botëror.
Sipas ueb faqes për matjen e nivelit të ajrit Air Visual, Shkupi mbrëmë është radhitur në 10 qytetet më të ndotura në botë, përcjell INA.
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut sipas Air Visual është ranguar në vendin e 8-të në botë, për nga niveli i lartë i ndotjes.
Pas Shkupit është Prishtina, dhe në pozicionin e 7-të para Shkupit në listë është Hanoi në Vietnam.
Nga qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut me nivel të lartë të ndotjes janë ranguar edhe Kumanova e Tetova.
Shkupi këto ditë ishte qyteti i 7-të më i ndotur në botë. Sa i përket qytetit më të ndotur në botë, mbrëmë ka qenë Nju Delhi në Indi.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...