Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 49 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 461 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.
Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 20 persona, edhe atë në TVC ka pasur nëntë pacientë të pranuar, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, tre në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Klinikën e ORL-së.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 15 pacientë të ri me Covid-19, shtatë janë
pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.
“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 30 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë