Në Shkup gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar 28 aksidente komunikacioni. Në 14 prej tyre me lëndime të lehta kanë kaluar 22 persona, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SPB Shkup njoftojnë se gjatë tre ditëve të kaluara janë sanksionuar 43 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 10 vozitës kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 5 shoferë kanë kaluar në ditë të kuqe të semaforit.
Policia rrugore gjatë tre ditëve të kaluara ka sanksionuar edhe 15 shoferë, të cilët nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit, 23 vozitës kanë drejtuar makinën pa patentë shoferi dhe 43 automjete janë hasur të parkuara në mënyrë të parregullt.
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile