Eurodeputeti Andreas Shider propozon të ftojë historianë të shquar të huaj në komisionin e përbashkët për të dalë nga qorrsokaku në të cilin ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për çështje historike, njofton AIM.
“Unë kam një sugjerim për komisionin e përbashkët nëse puna e tij mbetet e bllokuar siç është tani, mbase duhet të ftojmë dy ose tre historianë të shquar të BE-së që nuk janë të përfshirë në rajon për të ndihmuar në vendosjen e çështjes në një kornizë shkencore”, deklaroi Shider në brifingun me gazetarët, kushtuar Maqedonisë së Veriut.
Për Shider, bllokada për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriout nga Bullgaria është e papranueshme. Ai theksoi se politikanët shpesh përdorin çështje identiteti për të mbuluar dobësitë në çështje më të rëndësishme të tilla si arsimi ose punësimi.
“Bllokimi i fillimit të negociatave është joproduktiv sepse pranimi është mjeti për zgjidhjen e problemeve. Politikanët në Ballkan, si kudo në botë, përgatisin tema identiteti kur nuk kanë përgjigje për çështjet themelore të tilla si punësimi, arsimi, standardi i jetesës dhe kam frikë se kjo është e vërteta edhe për këtë debat”, deklaroi Shider për gazetarët këtë mëngjes.
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, gjithashtu bëri thirrje për fokus në bashkëpunimin dhe zhvillimet pozitive midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në vend që të ngrihen mure.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...