Shëndetësia në Maqedoninë Veriore po përballet me mungesë të kuadrit

13:17 | 25 Tetor 2021

Sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët shkojnë në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit, vlerëson Komisioni Evropian (KE) në Raportin e publikuar kohë më parë për progresin e vendit.

Në Raport vlerësohet se qasja drejt mjekëve specialistë në shëndetësinë publike mbetet problematike.

“Edhe krahas sigurimit të rrogave të rritura me qëllim që të ruhen punonjësit, sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët po shpërngulen në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit”, thekson KE./alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara