“Politika e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është e orientuar drejt avancimit dhe promovimit më të madh të arsimit të mesëm profesional, sepse është deficitar dhe kemi mungesë të kuadrit profesional në vend.
Kjo do të thotë se përzgjedhja e shkollës së mesme profesionale është vendim i cili ofron një mundësi më të madhe për prosperitet personal, për punësim të shpejtë pas diplomimit, por edhe bazë të mrë për zhvillim të mëtejshëm akademik”.
Këtë mes tjerash e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili ishte pjesëmarrës në ditën e hapur të shkollës “Cvetan Dimov” në Shkup. Ai ju bëri thirrje të rinjve që të mos ngurrojnë që të zgjedhin arsimin profesional.
“Unë i këshilloj gjysmëmaturantët që të udhëhiqen nga dëshirat dhe afinitetet personale, por gjithmonë të kenë parasysh informacionin se çfarë lloj arsimi kërkohet në tregun e punës. Kështu më lehtë do të sjellin vendimin, sepse do të shohin se është arsimi profesional”, theksoi Shaqiri duke shtuar se “Cvetan Dimov” është një shkollë e shkëlqyer e cila tashmë është integruar me sukses në shoqëri dhe në proceset shoqërore.
“Mos e humbisni rastin të bëheni njerëz të zellshëm, përplot me njohuri dhe aftësi praktike që do t’ju sjellin prosperitet”, porositi Shaqiri nxënësit e shkollave fillore në Çair.
Ai vlerësoi stafin e shkollës, për të cilin tha se është kombinim i mësimdhënësve me përvojë, por edhe i kolegëve më të rinj të cilët i janë përkushtuar plotësisht kësaj pune, ndërsa rikujtoi se objekti i shkollës është i rikonstruktuar dhe i pajisur mirë për mësim./Telegrafi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...