Shahpanska: Vazhdon lufta për avancimin e të drejtave të fëmijëve

13:15 | 20 Nëntor 2020

Bota duhet të jetë e bashkuar në ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve. Vetëm përmes veprimit të përbashkët dhe të koordinuar do të krijojmë kushte për një fëmijëri të lumtur, për zhvillim dhe arsim cilësor, me një fjalë, kushte për edukimin e ndërtuesve të ardhshëm të botës. Këtë e deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në fjalimin e saj me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntori.

“Sot është Dita Botërore e Fëmijëve! Ne shënojmë saktësisht 31 vjet nga miratimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Lufta për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve ka zgjatur pikërisht 31 vjet. Por sot bota përballet me të njëjtat sfida si në fillim. Për fat të keq, ka ende fëmijë që jetojnë në buzë të ekzistencës, pa ushqim të mjaftueshëm, pa qasje në ujë të pijshëm të pastër, pa mundësi për arsim, kujdes shëndetësor. Ka fëmijë që janë viktima të dhunës dhe abuzimit. Kjo është arsyeja pse, jo vetëm 20 nëntori, por çdo ditë duhet dhe është patjetër të jetë dita e fëmijëve”, tha ministrja Shahpaska.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, bota duhet të jetë e bashkuar në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve. Vetëm përmes veprimit të përbashkët dhe të koordinuar, siç tha ajo, do të krijojmë kushte për një fëmijëri të lumtur, për zhvillim dhe arsim cilësor, me një fjalë, kushte për edukimin e ndërtuesve të ardhshëm të botës.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e përkushtuar ndaj misionit të saj për të zvogëluar dhe eliminuar varfërinë e fëmijëve, krijon kushte për zhvillim cilësor të fëmijërisë së hershme dhe arsimim parashkollor. Jemi duke ndërtuar kopshte të reja për shtrirje të rritur të fëmijëve parashkollorë. Me deinstitucionalizimin, ne i vendosëm fëmijët në shtëpi me grupe të vogla dhe në familje kujdestare. E kemi lehtësuar qasjen në ndihmë minimale të garantuar për familjet më të varfra, siguruam model të drejtë dhe solidar për qasje në shtesa fëmijërore dhe arsimore”, theksoi Shahpaska.

Ministrja Shahpaska njoftoi se lufta për promovimin e të drejtave të fëmijëve vazhdon dhe shtoi se çdo fëmijë është i rëndësishëm.

Lajmet më të lexuara