Situata në Maqedoni mbetet e rënduar, edhe ditë pas sulmit që ka ndodhur në parlament.
Kështu pohon shkrimtari Agim Vinca, i cili vjen nga Struga dhe njeh situatën politike në këtë vend moti kohë.
“Situata është e rënduar, kjo nuk vërehet në rrugë dhe kafene”, ka thënë Vinca, njofton Klan Kosova.
“Ajo që ndodhi të premten është e paprecedent në parlamentarizmin evropian”, ka thënë Vinca në Ora e Fundit.
Vinca ka thënë se në ditën e sulmit, protestuesit e dhunshëm kishin për synim ta vrisnin deputetin shqiptar, Ziadin Sela.
“Atë deshën që ta vrasin, pasi është më i artikuluari, më konsekuent dhe më këmbëngulësi. Ai është lider dhe ka karizmin e liderit. Zëri i tij dëgjohet në parlament në media dhe debate kudo. Për këtë shkak është krijuar një urrejtje ndaj tij”, ka theksuar Vinca.
“Partia e Gruevksit e nxitë këtë urrejtje ndaj shqiptarëve dhe njerëzve si Ziadin Sela”, ka shtuar ai.
“Rejtingu i Selës është rritur”.
Vinca ka thënë se nga kontaktet që ka pasur, edhe kamerierët e thonë se kanë qenë me BDI apo PDSH tash do të jenë më Ziadin Selën. Kjo për shkak të sulmit por edhe ngritjes së zërit të tij.
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...