Deputetët e partive shqiptare po e kundërshtojnë ashpër qasjen e VMRO-DPMNE-së ndaj Deklaratës së përbashkët të tyre, duke e konsideruar atë mbjellje të urrejtjes ndëretnike.
Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH), theksoi sot se kjo deklaratë vlen për partitë shqiptare dhe se paraprakisht vetë VMRO-DPMNE-ja e ka pranuar atë, duke qenë vetëm kundër Prokurorisë Speciale. Qasjen e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve, Sela e konsideroi si gjenocidale, transmeton Alsat-M.
“Realiteti është që ne duhet të hapim jo vetëm gjenocidin e atyre viteve, që përmenden në deklaratë, por ju duhet të flitni edhe për gjenocidin që ja bëtë familjes Zeqiri në Radishan. E vërteta është që ju akoma keni tendenca gjenocidale ndaj një populli të tërë, kur thoni se në qoftë se doni të drejta shkoni në Tiranë, në Shqipëri. Ju keni qenë vetëm kundër kthimit të shtetit të së drejtës dhe kundër asgjëje tjetër”, deklaroi Ziadin Sela.
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...