Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Sa i përket pjesëmarrjes së LR-PDSH-së në qeveri, Sela tha se do ta përkrahin qeverinë e re me vota, por do të kenë disa kushte të cilat, sipas tij, tangojnë shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sela tha se ka pasur takim mes grupeve të punës nga partitë, por theksoi se akoma nuk është biseduar për ndarjen e redoreve.
Ndërsa sa i përket asaj se a do të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në qeverinë e re, Sela tha se nuk dëshiron të shet moral, por si deputet do të kërkojë që t’u merret imuniteti deputetëve të inkriminuar.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...