Më shumë se 5 mijë raste aktive me Covid-19, Maqedoninë e fusin në zonën e verdhë të gjendjes epidemiologjike nga koronavirusi.
Për momentin, Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk rekomandon masa të reja pasi ngarkesa akoma nuk ndjehet në kapacitetet spitalore.
Situata më e rënduar është në kryeqytet, ku ndodhen gjysma e rasteve aktive.
Sipas të dhënave ditore të Institutit të Shëndetit Publik, në mesatare pozitiv diagnostikohen 50% e të testuarve.
“Sipas analizave epidemiologjike, aktualisht nga 5.196 raste aktive, pjesa më e madhe ose 43 për qind janë në kryeqytetin – Shkup. Në Manastir janë 441, më pas Prilep 271, Ohri 263 dhe Kumanova 245”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Për rritjen enorme të shifrave shkaktar janë mutacionet e reja virusale BA.4 e BA.5 të variantit Omicrone ku sipas sekuencionimit të ISHP-së përbëjnë rreth 80% e rasteve pozitive.
Kreu Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petliçkovski tha se ky cikël i virusit është më i përhapur por më pak i rrezikshëm.
“Kjo është pasojë e zhvillimit të virusit, para 2-3 muajsh u paraqit në Evropë, ky varianti BA.5 i Omicrone që mund ta tejkaloj imunitetin e krijuar nga vaksinat ose të fituar natyrshëm nga viruset e mëparshme. Ajo në formë rapide u përhap nëpër vendet e Evropës, ka arritur edhe tek ne. Nuk ka ndonjë gabim në mbarëvajtjen e situatës, por është variant më virulent dhe presim për disa javë të kalojë”, tha Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI.
Vendimi i fundit i KSI ishte që edhe mjekët amë të angazhohen për kujdestari në kovid-ambulantet e reja për këtë valë të re të pandemisë, piku i së cilës pritet të arrij pas dy javësh.
Nga Oda e mjekëve privat kundërshtojnë këtë vendim ngaqë sipas tyre nuk ka bazë ligjore.
Nga ana tjetër, autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve, e sidomos atyre me sëmundje kronike që të imunizohen me dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës kundër Covid-19.
Përkundër, pikave të vaksinimit që pranojnë pa terminë sërish interesimi i qytetarëve është mjaft i ulët për dozën e parë dhe të dytë./Alsat.mk
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...