Njësia rajonale e Institutit për Shëndet Publik në Dibër ka konfirmuar se numri i të prekurve nga fruthi është rritur.
Deri sot janë regjistruar 20 raste të gjithë në Dibër, që është për tre raste më shumë në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ka edhe po qa raste të dyshimta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Numri më i madh i të prekurve janë mbi moshën 30-vjeçare dhe nuk kanë qenë të vaksinuar, përveç dy të prekurve të cilët kanë marrë dy doza të vaksinave MRP. Të gjithë janë në lidhje gjaku, ose janë kushërinj ose në kontakt mes vete”, tha epidemologu Mentor Mela, i cili është udhëheqës i njësisë rajonale.
Ai ju bëri apel të gjithë ata që nuk janë vaksinuar për këtë sëmundje, deri në moshën 7-vjeçare, të paraqiten në shërbimet për vaksinim pranë Komunës së Dibrës dhe të vaksinohen.
Në rajonin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, sëmundja e fruthit konsiderohet si e çrrënjosur, pasi rastet e fundit janë regjistruar para dy dekadave./Telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK