Roth: Do të jetë tragjike nëse pengohet rruga e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së

20:25 | 23 Korrik 2018

Pa zgjidhjen për mosmarrëveshjen e emrit, nuk ka asnjë perspektivë konkrete për BE dhe NATO. Tani ka një hap përpara në atë rrugë. Ky është një sukses i madh, një përparim historik dhe do të ishte tragjike nëse drejtimi drejtë BE-së do të pengohet më tej, nëse nuk ka pajtueshmëri në vend lidhur me çështjen e BE-së, Kushtetutës, Ligjin zgjedhor. Duhet të ketë bashkëpunim konstruktiv. Qeveria mban një përgjegjësi të veçantë për të gjithë këto, por edhe opozita ka përgjegjësi, tha ministri i shtetit përgjegjës për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një konferencë për shtyp këtë pasdite me mikpritësin e tij, Ministri i Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, Roth theksoi se negociatat e pranimit në Aleancë mund të fillojnë nëse procesi i reformave zhvilloet me ritme të larta si në muajt e fundit. Gjithashtu, KE e ka bërë të ditur se ka besim në punën tuaj dhe se procesi i skriningut do të fillojë, shtoi Roth.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp tha se nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhjen e një mosmarrëveshje, por, siç tha ai, është një çështje me implikime shumë më të mëdha gjeopolitike, sepse nuk vlen vetëm për Maqedoninë dhe Greqinë, por për të gjithë Ballkanin.

Ai beson se në periudhën e fundit mbizotëronte vetëcensura e cila, siç tha ai, la shumë hapësirë për kundërshtarët politikë marrëveshja historike iu la shumë hapësirë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara