Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë në rastin “Monstra”, ku edhe rikonfirmohen dënimet e të akuzuarëve. Gjykata e shkallës së dytë e ka shpallur vendimin e saj lidhur me këtë rast, ankesat e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë.
Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq mbeten në burg me masën e dënimit të përjetshëm, derisa Apeli ka vërtetuar edhe dënimin prej 15 vjetëve burg për Fejzi Azirin dhe nëntë vjet për Haki Azirin.
Gjykata e Apelit ka njoftuar shkurt se ankesat e të gjithë të dënuarve janë hedhur poshtë. Vrasja në Smillkovë ndodhi më 12 prill 2012./klanmaqedoni/
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...