Nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ka hapur mundësi të reja në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe tregon përkushtimin e Bullgarisë për t’i dhënë mbështetje Maqedonisë për qasje në NATO dhe BE.
Këtë sot e theksuan në takim presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi në takim ka thënë se mbështetet në ndihmën e Bullgarisë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.
Ndërsa Radev ka shprehur kënaqësi nga takimi i sotëm, ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në Kuvendin e Maqedonisë dhe ka thënë se ndihma e aktiviteteve deri në zbatimin e saj duhet të jetë në vazhdimësi./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...