“Për momentin jemi në gjendje të vetos. Me zgjidhjen që arritëm me mund të madh ta fusim në kornizën negociuese, negociatat do të fillojnë madje pasi që bullgarët të hyjnë në kushtetutën e fqinjit tonë. Ata ende nuk janë futur dhe negociatat nuk kanë filluar. Ajo është gjendje e vetos”.
Këtë e deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev para takimit të Këshillit të Evropës në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit dhe nëse Bullgaria planifikon veto të re.
Tema për Maqedoninë e Veriut nuk është në rendin e ditës të takimit, por Radev thotë se do ta inicojë.
“Do ta shfrytëzoj mundësinë ta inicoj çështjen për agresionin e rritur dhe fushatën eskaluese antibullgare në RMV, që tashmë çon drejt shpërthimit të urrejtjes – zjarrvënieve,të shtënave n[ klubet tona kulturore, dhunës fizike ndaj bullgarëve maqeodnas dhe shtetasve bullgarë. Do t’u bëj thirrje kolegëve të mir për solidaritet dhe angazhim më të madh. Me energjinë e njejtë siç kërkojnë prej nesh përshçejtim të procesit të eurointegrimit të RMV-së, BE-ja të urdhërojë monitorim de garancë për respektim të të drejtave të bullgarëve maqeodnas”, deklaroi Radev.
Sofja, siç theksoi, është dashur me dy veto të njëpasnjëshme për Shkupin t’ua sqarojë partnerëve evropianë problemin me të drejtat e bullgarëve në RMV.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...