Banorët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të shëndetshëm dhe nuk duhet të brengosen nëse ka mjaftueshëm, me çfarë cilësie dhe në cilën pjesë të ditës. Ujë ka mjaftueshëm.
Këtë sot e theksoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, drejtor i “NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski dhe Zoran Bozhinovski drejtor i Qendrës për kontroll sanitar në kuadër të kësaj ndërmarrje publike në shënimin e 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit.
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e garanton cilësinë e ujit të pijshëm për qytetarët e Qytetit të Shkupit dhe e kemi njërin prej burimeve më të mira në Evropë e ai është Burimi Rashçe 1 dhe Rashçe 2, deklaroi drejtori Veskovski pas vizitës së burimit Rashçe 1 dhe Rashçe 2.
Shilegov theksoi se ujin të cilin e pinë qytetarët e Shkupit është i sigurt dhe është e pamundur të jetë i ndotur. Uji i Shkupit, siç tha ai, është ndër më të mirë në Evropë./alsat
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026