Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Ukrainës, për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve.
Siç njoftojnë nga Qeveria, propozim-ligji parasheh lehtësim të udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht udhëtim pa viza në Ukrainë, me kusht që qëndrimi i tyre të mos jetë më i gjatë se 90 ditë në çdo periudhë prej 180 ditëve.
Pritet që kjo sot të konfirmohet në konferencë për shtyp edhe nga zëdhënësit e Qeverisë, si dhe të japin detaje për marrëveshjen me Ukrainën./telegrafi
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...