Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka demantuar informacionin e publikuar këtë pasdite se një automjet në pronësi të Qeverisë ishte vënë në flakë.
Informacioni u është dërguar të gjitha mediave nga Ministria e Brendshme, duke deklaruar se “Këtë mëngjes në orën 02:30 në SPB-Shkup u paraqit se një zjarr ka shpërthyer në një vend parkimi në rrugën “Kej Dimitar Vllahov”, gjatë së cilës është djegur bari i thatë dhe pjesa e pasme e një automjeti të parkuar “Audi 4″, pa targa në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në demantin e dërguar nga Qeveria thuhet se sipas informacioneve të Zyrës për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, automjeti që shkruhet në tekstin tuaj që është djegur nuk është në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...