Qeveria e Malit të Zi drejt rënies/ Abazoviç dorëzon kërkesën për mosbesimin e qeverise

06:57 | 20 Janar 2022

Qeveria e Malit te Zi mund të rrëzohet. Dritan Abazoviç dorëzon kërkesën për mosbesimin e qeverisë, ndërsa kryeministri Krivokapiç lajmëroi shkarkimin e tij nga detyra.

“Pakorrektësia që cenon qeverinë në të cilën ai është anëtar, duke ruajtur pozitën në të cilën ai është zgjedhur, cënimi i parimeve dhe parimeve kushtetuese mbi të cilat bazohet funksionimi i qeverisë, janë arsye të pafalshme pse i propozoj Kuvendit shkarkimin të zëvendëspresidentit Abazoviç” tha kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Ndërkohë Koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. Nisma është nënshkruar nga 31 deputetë.

Koalicioni “Zi mbi të Bardhë” që drejtohet nga Abazoviç ka votat e duhura për rrëzimin e qeverisë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara