Deputeti i Demokracisë së Re Jorgos Kumucakos, i cili është përgjegjës edhe për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare i dënoi deklaratat e fundit të ministrit grek të Mbrojtjes së Panos Kammenos lidhur me Maqedoninë.
Kamenos, pardje në një intervistë për televizionin ‘Sky’ deklaroi se ‘popullata e shumicës në Maqedoni janë shqiptarë’, ‘Greqia është mbrojtës i popullatës krishtere në vendet e Ballkanit Perëndimor’ dhe propozoi krijimin e ‘një harku krishter’ në Ballkan. Ai gjithashtu konfirmoi se nuk e pranon përdorimin e termit ‘Maqedoni’ në emrin e vendit tonë.
Pikërisht për këtë, Kumucakos i dërgoi letër të hapur ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Kotzias, të cilën e nënshkruan 18 deputetë të Demokracisë së Re në të cilën kërkohet që Kotzias t’i ‘sqarojë’ deklaratat e Kamenos, i cili ‘sillet me përgjegjësi kundrejt çështjeve serioze dhe krijon konfuzion lidhur me qëndrimet e autoriteve greke’, njofton AIM.
Në këtë letër Kumucakos theksoi se në kohën kur situata në Ballkan është kritike, e domosdoshme është politika e jashtme e vendit të jetë konsistente dhe përgjegjës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...