Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot për shkak të protesta të paralajmëruara nga OBRM-PDUKM në orën 20:00 para objektit të Qeverisë, bulevardi “Ilinden” do të jetë i mbyllur për komunikacion.
Nga MPB thonë se gjithashtu do të mbyllet edhe ura “Goce Dellçev”, ndësa policia përkohësisht do të drejtojë qytetarët për lëvizje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa makinat e transportit publik do të mund të lëvizin përmes rrugës “Dimitrija Çupovski” në të dy drejtimet.
Përndryshe, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot në orën 20:00 ka paralajmëruar protesta masive kundër Qeverisë së Zaevit, pasi siç thonë, ai ka shitur identitetin dhe interesat e shtetit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...