Pas njohurive të marra operative dhe planin e përgatitur paraprak dje në aksion të koordinuar dhe të përbashkët të Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir dhe stacionin policor për vendkalimin kufitar dhe kontrollin kufitar Mexhitlia, është penguar përpjekja për kontrabandim të marihuanës.
Në aksion janë zbuluar dhe marrë 36 paketime me marihuanë me peshë prej rreth 40 kg, të vendosura në dy valixhe të mëdha te personat Sh.E. (27), I.T.(25) dhe Gj.P(27) të gjithë shtetas të Shqipërisë. Ato janë zbuluar në afërsi të drejtpërdrejtë të kufirit me Greqinë në rrethinën e fshatit Lazhec, në përpjekjen që më këmbë ta kalojnë kufirin dhe janë arrestuar në SP për vendkalimin kufitar Mexhitlia.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër personave do të parashtrohet padi adekuate.
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...