Nga MPB informojnë se dje ka ndaluar një dasmë në një objekt hotelerik në Haraçinë, ku ishin të pranishëm 200 persona.
“Më 22.10.2020 rreth orës 21:00 policët nga SPB Shkup dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kryen kontrolle në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi, në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë. Kështu, në një objekt është mbajtur një festë familjare (martesë), ku ishin të pranishëm 200 persona.
Parashtrimet e duhura do të dorëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Brendshme për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Covid-19”, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...