Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 67-të e miratoi informacionin për formimin e qendrave rajonale për vaksinim kundër Covid-19.
Siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, Qeveria e obligon Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ta koordinojë zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për formimin e pikave të vaksinimit sipas shembullit të organizuar në sallën e sportit “Boris Trajkovski” në Shkup.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje tha se sipas informacioneve të fundit, vaksinat kineze më 28 prill nisin nga Pekingu drejt Stambollit, më 30 prill nga Stambolli në Beograd dhe vaksinat priten të arrijnë në vend më 30 prill ose më 1 maj.
Ai tha sa të vinë vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në mënyrë që vaksinimi, pas festave shtetërore, të fillojë.
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...