Sot shënohet 30- vjetori i Operacionit “Oluja”, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe vendimtare në historinë moderne të Kroacisë. Pikërisht në këtë ditë, më 4 gusht 1995, në orën 05:00 të mëngjesit, filloi ofensiva ushtarake për çlirimin e pjesëve të pushtuara të territorit kroat nga forcat serbe të vetëquajturës `Republika Serbe e Krajinës`.
Së bashku me operacionin “Bljesak” (“Rrufeja”) të ndërmarrë disa muaj më parë, “Oluja” shënoi pikën vendimtare në përpjekjet për çlirimin e vendit dhe konsiderohet si fitorja përfundimtare në Luftën Atdhetare (Domovinski rat).
Kjo ofensivë çoi jo vetëm në rivendosjen e integritetit territorial të Kroacisë, por gjithashtu përshpejtoi proceset politike që çuan në marrëveshjen e Dejtonit dhe përfundimin e luftërave në ish-Jugosllavi.
Në operacion, 243 mbrojtës kroatë humbën jetën dhe 1,430 të tjerë u plagosën. Humbjet e tyre kujtohen me respekt të thellë në të gjithë vendin. Në nderim të kësaj dite, në mbarë Kroacinë mbahen manifestime dhe ceremoni përkujtimore, ndërsa në Knin, simbolin e fitores, po zhvillohen përgatitjet për ceremoninë qëndrore shtetërore.
“Operacioni “Oluja” mbetet një moment kyç i historisë së Kroacisë moderne – një akt i guximshëm për çlirimin e tokës dhe vendosjen e rendit kushtetues. Megjithëse i ndërlikuar në aspektet historike dhe politike, kjo ditë përfaqëson simbolin e fitores, lirisë dhe sakrificës kombëtare”, thuhet në komunikatën e Unionit Shqiptarëve të Republikës të Kroacisë.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...