Delegacione të Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë sot në Shkup e mbajtën raundin e shtatë të negociatave lidhur me masat për ndërtim të besimit.
Siç kumtuan nga MPJ, takimi ka përfaqësuar vazhdim të dialogut miqësor dhe konstruktiv për fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në mbështetje të përpjekjeve të qeverive në krijimin e klimës politike pozitive në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
Më tej në komunikatë theksohet se kontribut të tyrin në diskutim kanë dhënë edhe ekspertë nga institucione kombëtare përlatëse.
Fushat e harmonizuara të bashkëpunimit përfshijnë projekte për ndërlidhje, bashkëpunim policor, programe evropiane, kulturë, arsim, mbrojtje civile, administratë publike, shëndetësi, bashkëpunim midis akademive diplomatike, si dhe realizim të nismave të biznesit.
“Bashkëpunimi ishte inicuar edhe në fushën e sizmologjisë, ndërsa ishte parafruar edhe Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes civile”, thuhet në kumtesë.
Takimi i ardhshëm do të mbahet në Athinë./Telegrafi
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...