Përbërja e KSHZ-së, OBRM-PDUKM-ja pret ligjin për qeverinë

21:12 | 24 Korrik 2018

Ligji mbi Qeverinë dhe Ligji mbi financimin e partive politike janë harmonizuar, por pa futjen e tyre në procedurë parlamentare, OBRM-PDUKM-ja nuk do të propozojë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa krahu i Kasamit i kanë dorëzuar tek kreu i Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në KSHZ. Socialdemokratët në KSHZ do të përfaqësohen nga Borçe Kondarko, Janakie Vitanovski dhe Radica Ristevski. BDI-në do ta përfaqësoj, Ditmire Shehu ndërsa Besën e Kasamit, Enver Salihu.

OBRM-PDUKM-ja do ta propozoj Oliver Darkovskin për kryetar ndërsa për anëtare Elizabeta Postolovskën.

Pas dështimit të liderëve për t’u marr vesh për modalitetet e referendumit, lideri i opozitës i është drejtuar me letër publike qytetarëve. Në letrën e Mickoskit bëhet thirrje që qytetarët të mos i besojnë atij por të besojnë në veten dhe të bashkohen për të mbrojtur Maqedoninë dhe interesat shtetërore.
Opozita ditë më parë la të hapur mundësinë për takim të ri të liderëve vetëm për çështjen e referendumit, por me kushtin që pyetja të jetë e një kuptimtë dhe referendumi të llogaritet i suksesshëm mbi parimin e daljes 50%+1 dhe me të njëjtat shifra të jenë edhe votat “për”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara