Për tre javë në Maqedoni janë infektuar 17 mijë qytetarë, tre mijë prej tyre kanë qenë të vaksinuar

10:28 | 28 Gusht 2021

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar rekord i zi sa i përket vdekjeve nga coronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa në mesin e të vdekurve ishte edhe një 24 vjeçar nga Resnjë. Numri i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe është mbi 1000 në ditë.

Analizat e MSH-së tregojnë se 83% e rasteve të reja nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa në mesin e të hospitalizuarve kjo përqindje është 89. Vetëm 10% e të vdekurve në gushtë kanë qenë të vaksinuar. Po ashtu analizat tregojnë se nga 6 deri më 26 gusht janë infektuar 17.020 uqytetarë, ndërsa prej tyre 2.924 ose 17% janë vaksinuar plotësisht.

“VZetëm 11 për qind e të hospitalizuarve janë vaksinuar plotësisht”, thonë nga MSH.

Vdekshmëria te të vaksinuarit është më e madhe dhe këtë e thotë edhe statistika. Gjatë kësaj periudhe tre javore në Maqedoni kanë humbur jetën 246 persona pa vaksina, ndërsa vetëm 30 ose 10% kanë pranuar vaksinë.

MSH njofton se rritje rapide është detektuar te rinfeksionet nga coronavirusit në periudhën nga 15 gushti deri më 22 gusht. Nga fillimi i pandemisë deri tani, në Maqedoni janë detektuar 351 raste të rrinfektimit./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara