Në Maqedoninë e Veriut, nga e Hëna deri të Premten, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve të shëndetësisë, janë regjistruar 5091 raste të reja me COVID-19 dhe 92 viktima. Në total, rastet e infektimeve janë 37.499, prej të cilëve 13.568 janë aktive, kurse numri I personave që kanë humbur betejën me covid shkon në 1096. Përvec shkallës së lartë të rasteve pozitive që rezultojnë nga testimet, shqetësuese paraqitet edhe mungesa e kapaciteteve spitalore për të trajtuar pacientët me covid.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në mëngjes ka takuar drejtues të disa Klinikave të Shkupit që janë pjesë e personelit mjekësor në klinikat interne, ku njoftoi se prej sot vehen në dispozicion 150 shtretër për të mjekuar covid-pacientët. Aktualisht nëpër covid-spitalet trajtohen 895 pacientë.
Opozita në Maqedoninë e Veriut, kërkon krijimin e një Qeverie të ekspertëve me profesionistë të fushës, që do ta menaxhonte situatën e rënduar me COVID-19. Ata kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri Filipçe.
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...