Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk do të japë amnisti për personat e dënuar për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017.
Në pyetje të MIA-s nëse Pendarovski planifikon amnisti për dhunën e 27 prillit, nga kabineti i presidentit sqaruan se ai ka sugjeruar që nëse dikush ka dëshmi të reja që mund të ndikojnë në rezultatin e procedurës, duhet që t’i shfrytëzojë të gjitha mënyrat ligjore që të shkojë procedurë në rigjykim.
“Që të mos politizohet e gjithë procedura, secili që posedon dëshmi të reja duhet t’i çojë në gjykatë, dhe jo t’i jepet ngjarjes t’i japë kualifikim politik. Si legalist, presidenti Pendarovski konsideron se kjo është e vetmja mënyrë që të zgjidhen dyshimet”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.
Pendarovski në intervistën e tij për Kanal5 tha se ka njohuri se çfarë është terrorizmi dhe problemet e sigurisë dhe se personat që hynë në Kuvend nuk ishin terroristë./Telegrafi/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë