Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se Organizata Atlantike e Veriut (NATO) ka parandaluar sulme të përgatitura terrirosite në së paku tri raste, raportuan mediat lokale maqedonase.
Në fjalimin vjetor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski u shpreh se NATO në mënyrë aktive ndihmon Maqedoninë e Veriut në lidhje me kërcënimet hibride të cilat në rend të parë janë të lidhura me të kthyerit nga lufta në Lindjen e Mesme.
“Nuk do të futem në hollësi, por sipas të dhënave që kemi marrë nga NATO, sulmet terroriste janë parandaluar në së paku tri raste në vitet e kaluara, derisa ishin ende në fazat përgatitore jashtë territorit tonë”, ka thënë presidenti maqedonas.
Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e NATO-s që nga marsi i vitit 2020, pasi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Greqia hoqi veton.
“Edhe pse në vitin 2016, jo shumë larg nesh, në Mal të Zi, pati një tentativë për grusht shteti përmes një kërcënimi tradicional, jo hibrid, në Ukrainë duhej të ndodhte një tragjedi e madhe për t’u siguruar që me Marrëveshjen e Prespës ne ishin me kohë nën mburojën kolektive të NATO-s, pa u depersonalizuar nacionalisht, siç u frikësuan disa”, tha Pendarovski.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...