Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në një intervistë për televizionin grek “Alfa” se vendimi në Bruksel ishte një shok për të gjithë, jo vetëm për të dhe njerëzit, por për tërë elitën politike.
Ai tha se në mbledhjen e liderëve të gjitha partitë, qofshin ato nga qeveria apo opozita, kishin të njëjtin ndjenjë dhe qëndrim, se kanë dhënë atë që duhej, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne e kemi zgjidhur atë me marrëveshjen e Prespës dhe befas Bashkimi Evropian na thotë se nuk jemi gati, sepse para kësaj duhet të bëjmë disa reforma të brendshme. Nuk ishte as e sinqertë dhe as e drejtë për të gjithë ata që janë thellësisht të përfshirë në proces. E gjithë kjo, marrëveshja e Prespës, të gjitha reformat, por Prespa është në radhë të parë për shkak të Evropës. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe befas nuk e shohim askund Bashkimin Evropian. Nuk ka Bashkim Evropian askund”, tha Pendarovski, informon AIM.
Ajo që do të jetë në pritje derisa të fillojnë negociatat e pranimit me BE-në është pjesa në lidhje me korrespodencën e brendshme dhe të jashtme dhe përdorimin e emrit të ri, shtoi Presidenti
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...