“Gjermania ishte dhe do të jetë partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat”, tha sot ambasadorja e re gjermane në Shkup, Anke Gisela Holstein, në dorëzimin e letrave akredituese tek presidenti Stevo Pendarovski.
Ambasadorja Holstein, tha se Maqedonia e Veriut në vitet e kaluar ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimeve euroatlantike.
“Anëtarësimi në NATO, marrëveshjet e rëndësishme me vendet fqinje Greqinë dhe Bullgarinë dhe së fundi drita e gjelbër për nisjen e negociatave me BE-në, janë suksese për të cilat ju uroj me gjithë zemër”, tha ambasadorja, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndërsa presidenti Pendarovski, duke i uruar mirëseardhje ambasadores, tha se Maqedonia e Veriut dhe Gjermania çdo herë kanë ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe partneriteti.
Pendarovski e falënderoi ambasadoren e re për ndihmën gjermane për Maqedoninë e Veriut në luftën ndaj pandemisë COVID-19.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...