Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të mbretëreshës britanike Elizabeth II në Pallatin ëestminster në Londër.
Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.
Dje ata i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II dhe shënuan në Librin e Zisë.
“Unë dhe gruaja ime, nderuam eshtrat e Mbretëreshës Elizabeth II, përpara ceremonisë së varrimit në ëestminster Abbey. Shumë respekt për shërbimin e saj prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U prehtë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Facebook.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.
Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe kreu më i vjetër i shtetit në botë.
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...