Kryetari Stevo Pendarovski, pas skadimit të mandatit nuk do t’i shfrytëzojë privilegjet të cilat i takojnë me ligj.
Për TV24, nga kabineti i tij thonë se Pendarovski do të heq dorë nga e drejta e shfrytëzimit të Kabinetit me bashkëpunëtorë dhe nga pensioni i përhershëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas skadimit të mandatit, kryetari është i mendimit se duhet t’i sigurohet hapësirë në një nga institucionet shtetërore ku si ish-kryetar do të kryente aktivitetet protokollare”, thonë nga kabinet i Pendarovskit.
Propozimi për uljen e përfitimeve të ish-kryetarëve e ngriti Komisioni Anti-korrupsion pasi që shpenzimet i vlerësoi si joproduktive.
Sipas përllogaritjeve të tyre, Ivanov dhe Cërvenkovski për një vit kanë në dispozicion 100.000 euro për zyra, shofer, sigurim, bashkëpunëtorë dhe pension të kryetarit.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër