Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se sot janë pranuar pacientët e parë me coronavirus në spitalin modul.
Ai tha se tashmë kapacitet spitalore në disa qytete janë përmbushur dhe nuk ka vende të lira kurse disa të tjerë janë afër fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kapacitetet spitalore po mbushen. U përmbushën disa spitale. Nuk ka shtretër spitalor në disa reparte infektive në shtet, në spitalin në Kumanovë, Shtip, Strumicë. Filloi të mbushet reparti në Kavadar dhe Gostivar. Në Prilep dhe Manastir menaxhojmë. Në Ohër menaxhohet mirë me të hospitalizuarit dhe këtu kemi shtretër të lirë. Prej sot kemi dërguar pacientë te spitali modul në Klinikën Infektive.”, tha Filipçe për Kanal 5.
Sipas tij kapacitetet spitalore janë një nga parametrat kryesore dhe se nëse vlerësohet se këto kapacitete përmbushen atëherë, siç thotë Filipçe, do të rekomandohet kufizimi i plotë i lëvizjes.
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...