Numri i të papunëve shënon rritje.
Tani në Maqedoni ka 151.359 persona të papunë.
Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i të papunëve është rritur për 43,627 persona, por sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Jovanovska pa punë në periudhën e analizuar kanë mbetur afër 15 mijë persona.
Jovanovska shpjegon ndryshimin e rreth 30 mijë të papunëve me faktin se shumë prej punëkërkuesve joaktivë të cilët nuk janë të regjistruar, gjatë shpalles së ndonjë masë qeveritare që ofron ndihmë shtetërore, ri-regjistrohen si punëkërkues aktivë dhe kështu kanë shans për ndihmë shtetërore.
“Personat që u ka mbaruar paraqitja e sigurimit të obligueshëm pensional janë 14 819. Personat tjerë që erdhën në evidencë si të papunë kanë ardhur në baza të ndryshme. Të papunë që një periudhë të gjatë janë evidentuar në Agjencinë e punësimit, persona që evidentohen për herë të parë, siç janë të rinj deri 29 vjeç”-tha Biljana Jovanovska, Drejtoreshë e Agjencisë së punësimit.
Pjesa më e madhe e personave që kanë ngelur pa punë vijnë nga industria e përpunimit. Pastaj vijnë veprimtaria tregti më pakicë dhe shumicë, pastaj sektori i objekteve për akomodim dhe shërbime. Pjesa më e madhe e largimeve janë bërë në muajin prill./alsat-m
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...