Me muzikë dhe vallëzim filloi parada e parë “krenarisë” që u mbajt në Shkup. Pjesëmarrësit e paradës arritën në Parkun e qytetit, ku këngëtarja Tamara Todevska këndoi këngën “Proud”.
Ajo ua kushti këngën të pranishmëve për shkak se teksti i këngës është që secili duhet të ndihet krenar për atë që është, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me banderola në race dhe flamuj me ngjyrat e ylberit, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e Shkupit. U vërejt edhe prania e pjesëmarrësve nga më shumë shtete si Bullgaria, Greqia, Serbia, Britania e Madhe. Përderisa mbahej parada dhe pjesëmarrësit marshonin drejt rrugëve mund të vërehej përshëndetja e qytetarëve por edhe fishkëllima dhe thirrje ‘ua’.
Në këtë ngjarje prezent ishte ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, këshilltari Robert Alagjozovski, ish deputeti Pavle Bogoevski, si dhe një numër i madh aktivistëve të shoqërisë qytetare.
Nëpër rrjetet sociale mund të vërehej urrejtje kundër paradës së sotshme, por megjithatë kjo nuk e prishi atomsferën që ishte në mesin e të pranishmëve.
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...