Qeveria në ditët në vijim do ta adresojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve si çështje e rëndësishme që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
“Në ditët në vijim Qeveria do ta shqyrtojë dhe shpresojmë shpejt ta miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve para takimit të SÇE dhe Ministrisë së Drejtësisë kushtuar implementimit të reformave nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me gjyqësorin.
Ai theksoi se nuk pret obstruksione nga opozita.
“Mendoj se jo për atë që ata kishin qëndrim publik se do ta ndryshojnë raportin ndaj komunitetit shqiptar sepse kanë konstatuar në parti se kanë pasur qasje të gabuar. Ne konsiderojmë se kjo është një mundësi ideale që VMRO-DPMNE-së ta korrigjojë qëndrimin dhe së bashku me koncensus ta sjellim ligjin për gjuhët. Mesazh të tillë kemi marrë nga qëndrimet publike të VMRO-DPMNE-së”, tha zëvendëskryeministri Osmani./Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...