Për fat të keq, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivelin më të ulët të mundshëm, përfshirë edhe besimin mes nesh. Unë ndjek, natyrisht, situatën në Bullgari. Ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne për të filluar negociatat. Në Republikën e Bullgarisë ka pasur tre procese zgjedhore dhe kjo nuk ka ndihmuar në kapërcimin e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos apo bllokadës. Kështu ka thënë për “Nova TV” ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell “Bgnes.bg”.
“Fakti që ka pushtet politik në Bullgari tashmë na jep shpresë se dy autoritete legjitime mund të ulen dhe të diskutojnë të gjitha çështjet dhe mesazhet e para japin optimizëm, sepse pikërisht këtë e thamë. Duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse. Historia – po, është e rëndësishme, por ne shkruajmë histori çdo ditë, krijojmë histori”, komenton Osmani.
Pranoj vetëm një argument pse nuk është gjetur zgjidhje deri më tani, sepse nuk ka pasur kabinet politik. Tani realisht nuk ka arsye për të dhënë afate të gjata kur ka një kabinet politik. Si në Republikën e Bullgarisë ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shumicë stabile dhe nesër mund të ulemi, të vazhdojmë bisedimet dhe të marrim një vendim në janar, tha Bujar Osmani.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit