Pas emërimit të Artan Grubit si koordinator kryesor për realizimin e aktiviteteve ndërtimore në korridorin 8, OBRM-Partia Popullore ka paraqitur një iniciativë për shfuqizimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve si dhe si dhe shfuqizimin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
“Jo vetëm që nuk vlen fare fakti që një Ministër për Sistem Politik shërben dhe drejton disa funksione të tjera shtetërore, por nuk ka asnjë lidhje të ministrisë së sistemit politik me asnjë nga funksionet e tjera, veçanërisht jo me atë të fundit, koordinator për zbatimin e aktiviteteve të ndërtimit të korridorit 8.
Në funksion të një vendimi të tillë, OBRM–Partia Popullore pyet nëse të gjitha funksionet dhe kompetencat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve si dhe të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore i kalojnë Ministrisë për Sistem Politik”, thonë nga partia e Ljubço Georgievski./Telegrafi/
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...