OBRM-PDUKM: Spasovski të jep dorëheqje, Mijallkovi i iku para syve

10:02 | 23 Shkurt 2021

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Nga kjo parti thonë se derisa Spasovski ka përditësuar anëtarësinë e LSDM-së, Sasho Mijallkov i ka ikur para syve.

“Edhe pse institucionet e kanë ditur prej të shtunën se ekziston rreziku për arratisje, MPB 24 orë nuk ka ndërmarrë asgjë. Sipas informacioneve që kanë dalë në opinion, institucionet e kanë ditur që të shtunën në orën 16 se ekziston rreziku për arratisjen e Mijallkovit, por nuk kanë ndërmarrë asgjë. Kanë pritur të kalojë gjithë dita dhe Mijallkov të arratiset”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata e pyesin Spasovskin se nëse e ka ditur informacionin se do të arratiset Mijallkovit, pse nuk ka ndërmarrë asgjë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara