Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se nesër do të ketë një takim të rëndësishme me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, James O`Brien.
Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, nesër do të vizitojë Beogradin. Takimi do të mbahet të shtunën më 20 prill, në orën 09:00.
Siç njofton Zyra për bashkëpunim me media e presidentit të Serbisë, pas takimit janë planifikuar deklarata për media.
Presidenti Vuçiq, gjatë paraqitjes sonte në një televizion serb, tha se nesër do të takohet me James O’Brien, pas së cilës do të udhëtojë për në Nju Jork. “Nesër kam një bisedë të rëndësishme me O’Brien në Beograd, pasdite do të udhëtoj për në Nju Jork”, tha Vuçiq.
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-s...