Edhe pas gati një viti që nga tërmeti i fuiqshëm prej 5.1 shkallëve sipas Rihterit, Qeveria ende nuk ka marrë vendim nëse dhe në çfarë mase do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan dëm të madh në shtëpitë e tyre. Nga Qeveria njoftojnë se gjithçka do të bëhet e qartë deri në fund të muajit.
Nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në Ohër janë optimist se do të ketë dëmshpërblime.
“Kontaktova me kryetaren. Ata kërkuan edhe një tabelë për kategorizimin e objekteve, respektivisht sa është dëmi nga kategoria e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt. Ajo është dërguar dhe për një kohën të shkurtër, një javës ose dy do të fillojë pagesa…”, tha Rade Veljanovski – Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
Nga Komisioni komunal kërkojnë që qytetarët e Ohrit të marrin 100 për qind dëmshpërblim. Por, qytetarët janë skeptikë.
Në tërmetin e 5 korrikut të vitit të kaluar, 15 ndërtesa u vlerësuan se nuk janë aspak për banim. Gjithsej janë paraqitur 862 kërkesa për dëmshpërblim dhe vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga komisioni komunal është rreth një milion euro./alsat
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...