Një pjesë e qytetit të Tetovës është pa ujë të pijshëm aktualisht.
Nga Sektori i ujësjellësit nga kjo komunë njoftojnë se për shkak të ndërprerjes së linjës kryesore dhe ndreqjes së një defekti ka pasur probleme me furnizimin normal të ujit të pijshëm në qytetin e Tetovës.
“Sektori ujësjellës dhe kanalizim, pranë “NPK Tetova”, ju informon se si rezultat i ndërprerjes së linjës kryesore të Leshnicës dhe për shkak sanim defektit ditëve të kaluara kemi pas problem me furnizim me ujë për pije për disa pjesë të qytetit.
Sepse kemi rënie të sasisë së ujit për pije, nga nesër presim të stabilizohet situata”- thuhet në komunikatën e Sektorit të ujësjellës dhe kanalizim, pranë “NPK Tetovë./alsatm
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...