Protesta e partive të djathta, e udhëhequr nga Dveri, Besëlidhja dhe DSS e Re, ka nisur në ora 12:44 para Qeverisë së Serbisë, raporton mediumi serb Nova e transmeton ‘Arbresh.info’.
“Në orën 12:44, katër partitë që e quajnë veten opozita shtet formuese nisën protestat në mbarë Serbinë me rastin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s. Tubimi kryesor dhe bllokada ka nisur në ora 12:44 para Qeverisë së Serbisë, që aludon në rezolutën 1244 me të cilën kapitulloi Serbia përball NATO-së”, shkruan nova.rs.
Turma vendosi të nisë bllokadën e trafikut përpara qeverisë serbe simbolikisht në orën 12:44 për shkak të referencës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Arbresh.info/
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...