Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, nëpërmjet një video mesazhi ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës nesër për mos privatizimin e Plazhit të Madh.
“Beteja jonë për mbrojtjen e Plazhit të Madh vazhdon. Kuvendi i Malit të Zi vazhdon nesër seancën ku tenton të bëjë marrëveshjen e cila është në kundërshtim me interesat tona. Prandaj ju ftoj masovikisht të mblidhemi para Kuvendit të Malitz të Zi dhe të mbrojmë së bashku perlën tonë, Plazhin e Madh”, ka thënë ai.
“Të mos lejojmë shndërrimin e Plazhit të Madh në zonë të betonizuar dhe të ‘geto’ – izuar”, ka thënë Nimanbegu.
Ndërkaq deputetëve të cilët do të votojnë, kryetari u ka thënë se kanë përgjegjësi personale dhe të përjetshme me votën e tyre për këtë vendim.
Ky është reagimi e protesta e disa hershme e banorëve dhe OJQ-ve në Ulqin, të cilët po kundërshtojnë në mënyrë aktive dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, Eagle Hills.
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...