Nikollovski për vendimin e Biden: Mesazhi u dërgohet atyre që bllokojnë të gjitha proceset në vend

14:34 | 9 Qershor 2021

“Ne ende nuk e kemi parë këtë dokument në detaje, por mund të theksoj se qytetarët e Maqedonisë kanë vendosur vendosmërisht të qëndrojnë pas Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës dhe bazohet në një rrugë të re të shoqërisë moderne që transformohet në rrugë drejt BE-së dhe unë mendoj se ky është një mesazh për të gjithë ata që duan të bllokojnë të gjitha proceset në vend”, tha zv. Kryeministri i ngarkuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit Ljupço Nikollovski në lidhje me dekretin e Biden.

Nikollovski tha se këto reforma na kanë mundësuar që të jemi pjesë e NATO-s si dhe të jemi para fillimit të negociatave me BE-në.

Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi ​​urdhër ekzekutiv për t’ua bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen e personave që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara