Sot në ora 10:00 në Gjykatën Themlore Shkupi 1, është caktuar seanca e dytë gjyqësore kundër të akuzuarit ish-kryeministër dhe kryetar i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski për dhunë në komunën Qendrë në korrik të 2013 dhe për porosi të ‘shuplakave’ për kryetarin e komunës Andrej Zhernovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga PSP thanë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Apelacioni kundër vendimit të gjykatëses Tatjana Mihajllova, e cila në seancën paraprake ka refuzuar dëshmitë e vazhduara nga prokurorja Fatime Fetai.
Më 3 shkurt PSP deri te gjykata më e lartë e ankimoi vendimin e Mihajllovës që të mos e pranojë si dëshmi në këtë lëndë të vlejnë ‘bombat’ ku dëgjohet se , i akuzuari Gruevski ka porositur ‘shuplaka’ për Zhernovskin, por edhe përmbatje sesi ishte porositur dhunë në komunë.
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...